Gazeta Si – Në Gjirokastër, 12 persona u arrestuan, pasi dyshohen nga Prokuroria si pjesë e një grupi që merrej me shpërndarjen e drogës në qytet.
Policia njofton se në pranga për këtë veprimtari kriminale kanë rënë edhe 5 të tjerë në muajin tetor dhe nëntor 2024.
Policia sqaron në një komunikatë se ata vepronin të organizuar si grup, për shitjen e lëndëve narkotike, në doza në këtë qytet.
Nga i njëjti operacion u pezulluan nga detyra dy punonjës të pikës Kufitare në Kakavijë, pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën.
Bëhet fjalë për shtetasit:
H. H., 38 vjeç, D. O., 38 vjeç, K. G., 26 vjeç, B. C., 42 vjeç, R. Gj., 33 vjeç, dhe E. T., 35 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim.
I. K., 49 vjeç, E. D., 22 vjeç, E. Ç., 36 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-Si dhe për shtetasin Th. K., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Gjithashtu, u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit E. N., 25 vjeç dhe M. F., 23 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me 5 të tjerë të arrestuar në datat 25.10.2024 dhe 13.11.2024, të organizuar si grup, janë të implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, kryesisht në Gjirokastër.
Gjithashtu, në bashkëpunim me AMP, u ekzekutuan masat e sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një funksioni apo shërbimi publik”, për shtetasit L. K., 32 vjeç dhe O. B., 29 vjeçe, të dy banues në Gjirokastër, me detyrë punonjës policie në PKK Kakavijë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.
Gjatë kontrolleve të ushtruara për të gjetur provat materiale me qëllim të dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, janë gjetur dhe sekuestruar shuma të konsiderueshme vlerash monetare, lëndë narkotike Cannabis dhe Kokainë, municion luftarak, celularë, automjete, dokumente të falsifikuara, mallra kontrabandë etj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.