Ka ndodhur

Bie nga lartësia në hapësirën mes dy godinave, vdes 61-vjeçarja në Gjirokastër

Gazeta Si - Një 61-vjeçare ka humbur jetën në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia për shkak të një luhatjeje tensioni.

Aksinja Lulo, që u gjet e pajetë nga banorët e pallatit në lagjen Kodra e Shtufit në Gjirokastër, kishte probleme me tensionin e ulët të gjakut.

Sipas dëshmitarëve, 61-vjeçares i janë marrë mend teksa hynte në pallat dhe ka rënë në hapësirën mes dy pallateve. Praktikisht vendi nga ka rënë është kati i parë por gruaja është rrëzuar në hapësirën nën nivelin e hyrjes me një lartësi gati 2.5 metër, për pasojë ajo ka humbur jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë