Një 35-vjeçar në Gjirokastër është gjetur paraditen e së premtes pa shenja jete. Mësohet se shtetasi E.S., është gjetur i pajetë rreth orës 11:40, në fshatin Mashkullorë, në banesën e një të afërmi.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë vërejtur shenja dhune dhe dyshohet se 35-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




