Gazeta Si – Një person është arrestuar për vjedhje me dhunë ndaj 11 emigrantëve të huaj që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri nga Greqia përmes kufirit të gjelbër.
Ngjarja ka ndodhur në Gjirokastër, ku A.O. 21 vjeç në bashkëpunim me disa persona të tjerë, kishin marrë 11 emigrantët nga vendet e Lindjes së Mesme të cilëve u kishin premtuar se do t’i transportonin drejt Tiranës.
Por në aksin Gjirokastër-Tepelenë pranë fshatit Mashkullorë, ata nxorën nga automjetet 11 emigrantët dhe iu vodhën me dhunë paratë, celularët dhe sende të tjera personale.
Policia identifikoi dhe arrestoi 21-vjeçarin si një nga autorët, ndërsa vijon hetimi për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




