Futboll

Gjimshiti ndal Arsenalin, Barcelona e nis me humbje ndaj Monakos

Në mbrëmjen e tretë të javës së parë të Champions-it të ri, ndeshja Atalanta-Arsenal nuk prodhoi gola, edhe pse Atalanta pati shansin e artë nga 11-metrat me Reteguin, i cili gaboi dhe portieri Raya bëri dy pritje fantastike.

Kapiteni i Kombëtares sonë, Berat Gjimshiti luajti 90 minuta të plota dhe ndihmoi ekipin italian të mbante rrjetën e paprekur.

Ndërkohë, surprizën e mbrëmjes e bëri Monaco, që mposhti 2-1 Barcelonën.

Barcelona ngeli me 10 lojtarë që në minutën e 11 të sfidës, pas kartonit të kuq të marrë nga Eric Garcia, gjë që kushtëzoi ndeshjen e spanjollëve.

Ndërsa Atletico Madrid ka marrë një fitore të artë në frymën e fundit, ku heroi i ndeshjes ishte Antoine Griezmann, i cili realizoi të dy golat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë