Nga Gazeta ‘Si’- Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, foli pas triumfit 3-1 që Shqipëria regjistroi në miqësoren ndaj Azerbajxhanit. Në prononcimin e dhënë pas këtij suksesi, mbrojtësi i cili aktivizohet në Serinë A me Atalantën ndër të tjera u shpreh:
“Kam ardhur me vonesë, mbaruam kampionatin më vonë. Kam gjetur një ekip që është shumë gati. Është ushtruar shumë, u duk edhe në fushë. Kemi 1 javë kohë, të përgatitemi sa më mirë, përballë Italisë. Jemi të gjithë gati.
Nuk është problem pozicioni në mbrojtje. Në kualifikuese ecëm mirë me 4 në mbrojtje. Nuk është problem për mua.
Nuk kam diskutuar me Skamakën. Më shumë shokët më kanë thënë që duhet të bëj ndërhyrje të forta dhe mos ta le të shënojë. Do të jetë Shqipëria kundër Italisë. Do të mbrohemi të gjithë bashkë dhe do të sulmojmë të gjithë bashkë. Është diçka kolektive dhe duhet të jemi të gjithë gati.
Besoj që është pozitive që shumë futbollistë luajnë në Itali. I njohim shumë mirë kundërshtarët. Mund të jetë një ndihmë për veten. Është pozitive për ne. Shpresojmë t’i bëjmë të gjithë shqiptarët krenarë”, u shpreh Gjimshiti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.