Berat Gjimshiti vjen në grumbullimin e Kombëtares në një moment shumë të mirë. Ai luajti titullar dhe shënoi në fitoren e thellë të Atalantës ndaj Interit. Trajneri Panuçi me siguri e llogarit pjesë të formacionit për ndeshjen me Skocinë, që luhet të shtunën në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës dhe përcakton vendin e kuqezinjve në Ligën e Kombeve. Mbrojtësi shtatlartë ka theksuar në konferencë shtypi se skuadra e di forcën e saj dhe do të bëjë gjithçka për të fituar ndaj Skocisë. Gjimshiti kërkon që skuadra të mbrohet mirë së pari dhe duke shfrytëzuar mbështetjen e tifozëve, ta mbyllë Ligën e Kombeve me fitore.
“Goli meInterin ishte një moment i bukur në aspektin personal, por nuk e di nëse ështëmë i miri apo jo. Përpiqem të jap maksimumin gjithmonë, nuk është problem goli,nëse shënoj apo jo. Ikardi? Nuk është vetëm ai sulmuesi më i mirë që duhet tëmarkohet me kujdes, pasi ka edhe shumë të tjerë. Tani dua të jap më të mirën meKombëtaren. Gabuam me Izraelin. Ishte një ndeshje që e kishim në dorë, luajtëmmirë dhe nuk e meritonim humbjen. Ndoshta nuk patëm fat. Pësuam atë gol, kuishim të gjithë si në akull, pasi nuk e prisnim që portieri i tyre të jepte atëtop të gjatë. Janë gjëra që ndodhin”, – tha futbollisti kuqezi.

Pyetjet etjera për të janë fokusuar te ndeshja e së shtunës: “Nuk e di a do të luaj me Skocinë, por nëse trajneri do të më besojë, do të jap gjithçka, duke bërë detyrën time si mbrojtës, pastaj nëse shënoj apo jo, është diçka tjetër. Duhet të shohim përpara, sepse futbolli është diçka që ecën shpejt. Duke dhënë secili maksimumin, bëhemi më të fortë. Në miqësoren me Jordaninë luajtëm me tre mbrojtës, pra kemi lojtarë që njohin këtë sistem loje, por për gjithçka vendos trajneri. Për të mbrojtur mirë duhet kontributi i gjithë ekipit, jo vetëm i katër lojtarëve të këtij reparti. Gabimet tona kanë qenë individuale dhe jo të mbrojtjes si repart, por kjo na ka kushtuar shumë.
Ndeshja me Skocinë nuk ka diskutim se do të jetë mjaft e vështirë. Në ndeshjen e parë Skocia luajti më mirë, por këtë radhë luajmë në fushën tonë dhe kemi rastin të tregojmë vlerat tona më të mira. Mund të arrijmë atë që duam, pasi e dimë forcën tonë. Me përkrahjen e tifozëve kuqezi, që shpresoj të jenë sa më të shumtë, besoj se do ta fitojmë këtë ndeshje”, – ka theksuar mbrojtësi i Atalantës në konferencën për shtyp.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




