Nga Gazeta Si- Pas miqve ishte rradha e vendasve. Mitrovic dhe Stojkovic iu lanë vendin kolegëve Gjimshiti dhe Sylvinho në konferencën për shtyp ku deklaruan se janë gati për këtë ndeshje.
Berat Gjimshiti (Kapiteni i Shqipërisë) tha se këto ditë janë stërvitur dhe kanë kaluar më shumë kohë bashkë.
“Elementët emocionalë nuk mungojnë tek disa futbollistë por ne jemi të fokusuar te ndeshja dhe mesazhet tona i japim vetëm aty. Nga kundërshtarët kam biseduar vetëm me Samardzic por nuk mund t’ju them se për çfarë kemi folur. Gjithashtu nuk dua të flas për jetën private, pasi këtu jemi për futbollin”, tha Gjimshiti.
Ndërkohë Silvinjo tha për mediet se është një ndeshje e veçantë dhe kështu do të jetë gjithmonë.
“Por jemi përgatitur për të përballuar një sfidë të vështirë. Janë 90 minuta të vështira. Kam luajtur në ndeshje të mëdha por 15 vite më parë, rrjetet sociale nuk ishin kaq masive. Sot lojtarët janë të mësuar me diçka të tillë dhe presionin që mbartin”, tha Silvinjo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.