Dy nga mbrojtësit e Kombëtares, Berat Gjimshiti dhe Frederik Veseli, luajtën titullarë me skuadrat e tyre në Serinë A, në ndeshjet e javës së 15-të.
Atalanta e Gjimshitit mundi 4-0 Venecian dhe me këtë fitore barazoi Interin në renditje, në kuotën e 31 pikëve. Milani i vendit të dytë është vetëm 1 pikë larg, kurse Napoli kryesues 4 pikë. Me këtë ritëm, Atalanta mund të thuhet pa frikë se është një skuadër që mund të luftojë për titullin në Serinë A.
Gjimshiti, një nga kolonat e mbrojtjes së trajnerit Gasperini, bëri paraqitjen e tij të zakonshme në këtë ndeshje. Në minutën e fundit të kohës së rregullt ai ia la vendin Toloit.

Titullar e nisi ndeshjen ndaj Juventusit Frederik Veseli. Ai luajti në mbrojtjen me 5 lojtarë të Salernitanës, që u mund 0-2 dhe që u duke e pafuqishme përballë Juventusit. Golat për bardhezinjtë u shënuan nga Dibala dhe Morata. Salernitana mban vendin e fundit në tabelë me vetëm 8 pikë në 15 javë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




