Gazeta Si – Juventusi fiton një ndeshje të rëndësishme dhe parakalon Lacion. Goli i parë me fanellën bardhezi për Iling-Junior, në shtesë Vlahoviç vulos fitoren që blindon një vend në Champions.
Në ‘lunch-match’ të javës së 34-t të Serisë A, Juventus mposhti 0-2 Atalantën, duke hipotetuar kështu pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Një objektiv që e kishte edhe Atalanta e Berat Gjimshitit, por pas kësaj humbjeje shanset janë minimale.

Njeriu-kopertinë i ndeshjes në ‘Gewiss Stadium’ është Samuel Iling-Junior, lojtari anësor i datëlindjes 2003, që trajneri Alegri e hodhi në fushë titullar, në vend të Kostiç. Ai shënoi në Bergamo golin e parë me Juventusin në minutën e 56-të, kurse në shtesë Vlahoviç dyfishoi shifrat me një kundërsulm.
Atalanta nuk pati fat, pasi u ndal nga shtyllat në këtë ndeshje, të goditura nga Skalvini në pjesën e parë dhe Xapakosta në fund. Gjimshiti luajti një ndeshje të plotë dhe u vlerësua me notën 6 për paraqitjen ndaj Juventusit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




