Politike

Gjikuria flet pas votimit: Administrata ka zbarkuar në Himarë. Tavo mund të punojë për mua!

Nga Gazeta ‘SI’ – Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria, ka folur për mediat pas përfundimit të procesit të votimit duke u shprehur i bindur për fitore.

I pyetur nëse do ta pranojë ftesën e Tavos, për të qenë nënkryetar në rast se kandidati socialist fiton zgjedhjet, Gjikuria u shpreh se nëse rivali socialistë do të punojë për të është mirëpritur, pasi ai është fituese.

“Unë do të jem fitues, Tavo po desh të punojë për mua është i mirëpritur” tha kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Ai shtoi se administrata shtetërore kishte zbarkuar në Himarë dhe ka kryer presione, por theksoi se himariotët nuk e ulin kokën dhe e kanë dhënë verdiktin e tyre në kutitë e votimit, duke u shprehur optimist për fitore.

Gjikuria falënderoi himariotët për besimin, partitë opozitare dhe stafin e tij, për mbështetjen dhe punën e bërë gjatë fushatës së shkurtër.

“Dua të falenderoj të gjithë himariotët që më mbështetën në këtë fushatë të shkurtër, ishte fushate e qetë dhe e sinqertë. I falenderoj që panë në fytyrën time një njeri që mund të bënte diçka për Himarën.Falenderoj partitë opozitare dhe  stafin tim, për besimin” u shpreh Gjikuria.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë