Teknologji dhe Inovacion

Gjigantët e teknologjisë do të investojnë 500 mln dollarë për Inteligjencën Artificiale. Trump: Projekti më i madh!

Nga Gazeta ‘Si’- OpenAI po bashkon forcat me Oracle dhe Softbank për të ndërtuar menjëherë qendra të dhënash të afta për të fuqizuar Inteligjencën Artificiale (AI).

I rrethuar nga bosët e tre kompanive që e takuan atë në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i SHBA Donald Trump tha se është “projekti më i madh i infrastrukturës së AI në histori”.

OpenAI , krijuesi i ChatGPT, ka kërkuar prej kohësh investime të mëdha në infrastrukturë për të mbështetur AI, duke lobuar për suportin e qeverisë.

Konsorciumi i tre gjigantëve të teknologjisë, i quajtur Stargate, planifikon të investojë 500 miliardë dollarë gjatë katër viteve të ardhshme.

“Mendoj se ky do të jetë projekti më i rëndësishëm i kohës sonë”, tha CEO i OpenAI, Sam Altman.

Trump dhe CEO i OpenAI, Sam Altman

Plani, i cili përfshin ndërtimin e infrastrukturës së Inteligjencës Artificiale si qendrat e të dhënave, pritet të krijojë më shumë se 100.000 vende pune, sipas Trump.

Shefi i teknologjisë i Oracle, Larry Ellison, tha se qendrat e para të të dhënave janë në ndërtim e sipër në Teksas dhe se të tjera do të ndërtohen në vende të tjera.

OpenAI tha se njoftimi i konsorciumit Stargate, i cili gjithashtu përfshin firmën e investimeve të mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe MGX, ishte kulmi i më shumë se një viti bisedimesh.

Partnerët e tjerë përfshijnë gjigantët e teknologjisë Microsoft, Arm dhe NVIDIA, Softbank dhe OpenAI thuhet në një deklaratë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë