Kompania gjigande e diamanteve në Rusi “Alrosa PJSC” parashikon një rritje të tregut të tyre pas rritjes së numrit të blerësve në dhjetor që solli dhe rritjen e çmimit të tyre.
Tregu u gurëve të çmuar po rikuperohet pas një pauze gjatë gjysmës së parës të vitit 2020 për shkak të pandemisë. Shitjet aspak normale të diamantëve arritën nivelin e 521.6 milionë dollarë muajin e kaluar duke theksuar se sa e madhe ishte kërkesa e tyre në tregun e SHBA-së dhe Kinë-së.
‘’Situata favorizuese e tregut na ndihmoi në rritjen e çmimit të tyre kur hyri Janari , pasi dhe vetë klientën prisnin një rritje çmimesh,’’- tha Agureev, shef i departamentit të shitjeve në Alrosa.
‘’Shitjet këtë muaj duhet të jenë më pranë normales, dhe në rast se nuk ndodh ndonjë e papritur,trendet historike sic janë diamantët do të justifikojnë veten sapo blerësit të përshtaten në realitetin post-pandemik. Njerëzit nuk u përshtatën vetëm me punën online, por edhe me blerjet, përfshirë këtu diamantët.’’
Kompania dëshiron që të shesë gurët e papastër pasi t’i pastrojë dhe t’i punojë. Kjo qasje po ndihmon për të shkurtuar inventarët e klientëve, ndërsa rezervat e diamantit të vetë kompanisë gjithashtu kanë rënë, sipas Agureev. Alrosa mbajti 20.7 milionë karat në fund të vitit 2020, nga 22.6 milionë në fillim të vitit.
Pasi kompania vendosi të mos pranojë më kërkesa për blerje minimale Prillin e kaluar, do e rikthejë përsëri këtë metodë në kontratën 3-vjecare që do të nënshkruajë. Fillimisht Alrosa deklaroi se klientët duhet të blenë 80% të gurëve të papunuar, për të cilët interesohenin. Më vonë kjo deklaratë u tërhoq nga Alrosa.
Agureev shprehet se ato duhet të bëjnë një përllogaritje mbi nivelin e masës së shpërndarjes dhe nevojat e klientëve.
Kompania po mban një stok të diamanteve në Rusi në marrëveshje me qeverinë ruse për të rregulluar tregun atje.
‘’Këto nuk mund të shiten në këto momente, por mund të vijë koha kur tregu do të ndryshojë dhe do të ketë nevojë,’’-tha Agureev.
Të ardhurat e Alrosa-s në vitin 2020 ranë me 16% ndaj 2.8 miliardë dollarë të një viti më parë.
Burimi: Bloomberg / Përktheu: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.