Futboll

Gjigandët evropianë që kualifikohen të enjten në Botëror

Nga Gazeta Si – Franca, Portugalia dhe Holanda janë ndër skuadrat që kërkojnë të sigurojnë vendin e tyre në finalet e Botërorit të ardhshëm në ndeshjet e javës së 9-të të kualifikueseve evropiane.

“Le Bleus” dhe “Tulipanët” mund të sigurojnë kalimin e tyre në finalet e Botërorit, ndërsa Portugalia ka një objektiv të ngjashëm pasi dështoi për pak në ndeshjen e fundit eleminatore.

  • E Enjte 13 Nëntor
    F – Armeni vs Hungari (18:00)
    D – Azerbaixhan vs Islandë (18:00)
    I – Norvegji vs Estoni (18:00)
    I – Moldavi vs Itali
    K – Andorra vs Shqipëri
    D – Francë vs Ukrainë
    K – Angli vs Serbi
    F – Republika e Irlandës vs Portugali

Gr. D: Barazimi 2-2 në Islandë e la Francën në rrezik për të humbur vendin e kualifikimit direkt, ndërsa do të presë Ukrainën e vendit të dytë. Trajneri i miqve Serhiy Rebrov deklaroi: “Ne gjithmonë luajmë për të fituar, ndaj në ndeshje të këtij niveli gjithçka është e mundur. Do të luftojmë.”

Gr. F: “Vendi i dytë është një objektiv realist” tha golashënuesi i Hungarisë, Attila Szalai, pasi skuadra e tij barazoi 2-2 në Portugali, duke i mohuar vendasve kualifikimin e parakohshëm në fazën Finale. Vendi i 1-rë është gjithashtu i mundur, por për këtë skuadra e Marco Rossi-t duhet të fitojë të 2 ndeshjet e mbetura (dhe Portugalia të mos marrë asnjë pikë).

Gr. I: Norvegjia dhe Italia e kanë siguruar tashmë përfundimin në dy vendet e para të grupit, ndërsa Erling Haaland do të përballet me Estoninë pasi ka shënuar 12 gola deri tani në këto eleminatore. Ai mund të synojë rekordin prej 16 golash të vendosur nga Robert Lewandowski gjatë eleminatoreve për Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Gr. K: Anglia e ka siguruar tashmë vendin në fazën Finale ndërsa pret në shtëpi Serbinë e vendit të 3-të. Kuqezinjtë udhëtojnë drejt Andorrës me shpresën për të siguruar vendin e dytë. “Kësaj skuadre kurrë nuk i ka munguar shpirti dhe zemra” tha trajneri Sylvinho. “Ne e dimë që nuk ka mënyrë tjetër për të ecur përpara.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë