Futboll

Gjetja e fundit e Enrikes te Spanja, lojtarët në stërvitje me ‘walkie-talkie’

Gazeta Si – Si trajner i kombëtares spanjolle dhe Barcelonës, Luis Enrike na ka mësuar me rezultate të rëndësishme dhe me metoda e zgjedhje komunizmi inovative. Pak ditë më parë ai shpërndau ftesat për Ligën e Kombeve, duke i dhënë biçikletës, kurse tani vjen një tjetër gjetje.

Në llogarinë Tuiter të Federatës Spanjolle të Futbollit është postuar një video, ku zbulohet risia në stërvitjen e Enrikes. Bëhet fjalë për ‘walkie-talkie’ të vendosur në shpinë e futbollistëve për të folur direkt me ta gjatë stërvitjes.

Është një metodë ndryshe për të vëzhguar lëvizjet e lojtarëve që pozicionohen më larg në fushë. Një metodë që mundëson komunikimin në kohë reale dhe që e ndihmon trajnerin për të shpjeguar atë çfarë kërkon pa qenë nevoja e ndërprerjes së stërvitjes.

“Nuk jam mësuar të shprehem me zë të ulët me personat kaq larg”, – ka deklaruar me ironi Luis Enrike, duke shpresuar që të mos e ngrejë shumë zërin, kur të përdorë ‘walkie-talkie’ për të folur me lojtarët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë