Futboll

Gjesti i bukur i Moratit, dhuron 1.5 milionë për të ndihmuar punëtorët e tij

“Saras”, kompania e naftës që ka president Masimo Moratin, është detyruar të shkurtojë shpenzimet për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid-19. Për punëtorët janë reduktuar pagat, por që do të kompensohen nga rreth 150 euro që do të shkojnë në pagat e tyre të tetorit, nëntorit dhe dhjetorit. Ish-presidenti i Interit ka vendosur të bëjë një gjest të bukur, ka dhuruar pagën vjetore për të ndihmuar punëtorët e tij.

Morati, në një letër të dërguar punëtorëve, shkruan: “Ju falënderoj për sakrificat që po bëni, që janë një ndihmë e madhe për kapërcimin e një periudhe të vështirë. Më lejoni të vë në dispozicionin tuaj pagën time vjetore, që mund t’ju ndihmojë të përballoni të paktën pjesërisht peshën e reduktimit të të ardhurave”.

Masimo Morati, duke festuar me një trofe të Interit. Gazeta Si, 17 shtator 2021

Paga mujore e Moratit shkon në 1.5 milionë euro dhe do t’u shpërndahet të gjithë punëtorëve, ndërsa drejtuesit e kompanisë janë përjashtuar në këtë rast. “Familja Morati edhe një herë ka treguar se është afër punëtorëve të saj. Nuk kam parë asnjëherë një iniciativë të tillë nga sipërmarrësit në Sardenjë”, – ka komentuar Stefano Fais, një nga drejtuesit e kompanisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë