Gazeta Si – Tani është zyrtare: Gjermania ka emëruar Julian Nagelsman trajner të ri të skuadrës. Federata Gjermane e Futbollit ka njoftuar zyrtarisht se Nagelsman do të marrë drejtimin e skuadrës pas firmosjes së një kontrate afatshkurtër, deri në Europianin e vitit të ardhshëm.
Gjermania është vendi organizator i këtij turneu, ku ka shanse të mëdha që të jetë edhe Shqipëria, që kryeson grupin e saj me 10 pikë. Trajneri 36-vjeçar, Julian Nagelsman, është më i riu në moshë që do të drejtojë Gjermanië që prej vitit të largët 1926. Në atë kohë ‘pancerat’ drejtoheshin nga Oto Nerz, 34 vjeç.

Nagelsman pason te kombëtarja gjermane Hansi Flik, ashtu siç ndodhi te Bajern Mynih, ku ai zuri pikërisht vendin e tij. Përveç bavarezëve, Nagelsman ka drejtuar edhe Lajpcigun.
Ai ishte kandidatura kryesore për t’u ulur në stolin e Gjermanisë pas shkarkimit të Flik, por drejtuesit kishin vetëm disa dyshime për shkak të sjelljes së trajnerit dhe jo për aftësitë e tij profesionale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




