Treg

Gjermania tërhiqet nga ndalimi i Huawei për 5G, do të nisë procesi i miratimit

Qeveria gjermane po heq dorë nga ndalimi i Huawei si furnizues i pajisjeve për 5G, raporton Frankfurter Allgemeine Zeitung. Sipas dokumentit, Zyra Federale për Sigurinë e Informacionit (BSI) së pari do të kontrollojë teknologjinë e dhënë për të pajisur rrjetet 5G, mandej do ti kalojë në procesin e miratimit. Një katalog i masave të sigurisë do të miratohet në Aktin e Telekomunikacionit, thuhet në dokument.

Sipas raportit, koncepti i "besueshmërisë politike" do të jetë pjesë e ligjit. Një prodhuesi mund ti refuzohet miratimi pavarësisht nga një kontroll i sigurisë nga BSI vetëm nëse Kancelaria Federale, Zyra e Jashtme, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Çështjeve Ekonomike ngrenë sëbashku shqetësimin për një ofrues mbi bazën e "besueshmërisë politike".

Megjithatë, kjo është praktikisht e pamundur, pasi Kancelaria Federale dhe Ministria Federale e Ekonomisë kanë folur vazhdimisht kundër përjashtimit të Huawei vetëm në bazë të faktit se është një kompani kineze. Ministri Federal i Brendshëm Horst Seehofer është gjithashtu kundër përjashtimit të Huawei nga 5G në Gjermani./ Telecompaper/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë