Gjermania është vendi i radhës që pezulloi vaksinimin e individëve për Covid-19 me vaksinën nga AstraZeneca.
Jens Spahn, Ministri i Shëndetësisë ka deklaruar se vendimi është marrë si masë paraprake, duke bërë thirrje se duhet të hetohen rastet e mpiksjes së gjakut.
Më herët Instituti Paul Ehrlich ka kërkuar hetime lidhur me rastet e vdekjes të qytetarëve që kishin marrë vaksinën e AstraZeneca në vendet e tjera.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.