Politike

Gjermania njeh patentat e lëshuara nga Shqipëria dhe Kosova

Gjermania ka miratuar në Parlament njohjen e patentave shqiptare. Lajmi njoftohet nga Kryeministri Edi Rama.

“Më në fund, pas ratifikimit në parlamentet e landeve, Bundesrati gjerman votoi para pak minutash njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit”, shkruan ai.

Sipas Ramës, kjo njohje certifikon transformimin rrënjësor të shërbimit të transportit rrugor në Shqipëri.

“E cila deri para disa vitesh as që mund të mendohej, certifikon de facto transformimin rrënjësor të autoritetit shqiptar të transportit rrugor, nga një rrumpallë totale në një sistem standardesh europiane me teknologji të lartë, të konfirmuara prej misioneve të rrepta të inspektimit të qeverisë gjermane”, shkruan Kryeministri Edi Rama.

Bashkë me patentat shqiptare, Gjermania janë njohur gjithashtu edhe patentat e lëshuara nga Kosova.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë