Euro 2020

Gjermania në proces, Lëv merr të gjitha përgjegjësitë dhe bekon Flik

Ironi më shumë se “helm”. Gjermania është e zhgënjyer, por i ka evituar tonet apokaliptike, duke përdorur sarkazëmn pas eliminimit më 1/8-at e Euro 2020 nga Anglia. “Goodbye” është titulli kryesor i të përdtishmes “Abendzeitung”. “Bye bye Jogi” ia pret “Tz”, kurse “Bz” e Berlinit merr spunto nga kori “Football’s coming home” për titullin “Germany’ s coming home”.

Te gjermanët në fakt nuk kishte shumë iluzione pas asaj që skuadra tregoi në fazën e grupeve, duke rrezikuar eleminimin nga Hungaria. Ndeshja e parë me eliminim direkt ndaj një rivali historik dhe shpesh të mundur si Anglia, mund të bënte transformimin e skuadrës së Lëv, por “Era e Jogit ka përfunduar në mënyrën më të hidhur”, - sic shkruan “Bild”.

Kimish dhe Myler pas eliminimit. Gazeta Si, 30 qershor 2021

Si zakonisht, ish-futbollistët e Gjermanisë, akrualisht komentatorë për televizione ose gazeta, nuk i kanë kursyer akuzat: “Një skuadër pa krenari, vullnet dhe shpirt luftarak”, - ka thënë Lukas Podolski për “Bild”. “Dukej nga krahët që nuk reagonin, ishin thuajse indiferente. Edhe nëse do të binte zjarr në stadium, ata do të rrinin në fushë, duke bërë sikur nuk po ndodhte gjë”.

Mikael Balak, për “Magenta tv” ka shpjeguar: “Nuk ka asnjë alibi për këtë humbje”. Mes kritikave të tjera është edhe ajo për sistemin takik (mbrojtje me tre) të pranuar me zor nga lojtarët, një mesfushë pa ide me dyshen Kros-Gyndogan, ndërsa me Kimish dhe Goretzka do të krijohej aksi qendror i Bajernit. Trajneri Lëv është akuzuar edhe për faktin se injoroi Musialan në “Wembley”. Për këtë të fundit trajneri gjerman tha: “Musiala është i zoti, por jo aq sa mendohet”.

Lëv dhe Bierhof nuk e kanë fshehur zhgënjimin në konferencën e fundit për shtyp të Europianit. “Përgjegjësia e eleminimit është e gjitha e imja, kam pasur gjithmonë besim te skuadra. Zemra ime do të rrahë gjithmonë për kombëtaren dhe i uroj më të mirat pasuesit tim, Hansi Flik”, - është shprehur Lëv, pa hyrë shumë në akuzat ndaj tij.

“Ndoshta na mungoi eksperienca në momentet vendimtare”, - e ka mbrojtur nivelin e skuadrës Oliver Bierhof, një nga drejtuesit kryesorë të saj. “Nuk ka si të jem i kënaqur, kur flitet për ne si “outsider” dhe jo si favoritë, pas dy eliminimesh të shpejta. Jemi Gjermania dhe kemi ambicie për të qenë gjithmonë mes të mëdhenjve. Do të punojmë për këtë pas këtij zhgënjimi të madh”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë