Një mutacion i koronavirusit është zbuluar në mesin e 35 pacientëve të infektuar në komunën Garmisch-Partenkirchen. Ekspertët thonë se është një variant i ndryshëm nga ai në Mbretërinë e Bashkuar, por mjekët nuk kanë shumë informacion nëse do të jetë më ngjitës apo jo
“Nuk dihet ende nëse është më infektues apo si do të ndikojë tek njerëzit dhe vaksinat,” Frank Niederbühl.
Ndërsa mjeku Clemens Stockklausner shpjegoi se duhet të pritet për të parë sekuencën e plotë të virusit. Ndërkaq, mostrat janë dërguar në Spitalin Charite të Berlinit për ekzaminim të mëtejshëm.
Stockklausner theksoi se mutacioni i ri ishte i ndryshëm nga ato që u gjenden në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut. Të dyja këto variante janë më infektive, megjithëse asnjëri nuk ka çuar në shifra më të larta të vdekshmërisë.
Shkalla e infeksioneve të reja është ulur ditët e fundit në Gjermani dhe shtretërit e njësive të kujdesit intensiv nga pacientët me koronavirus ka rënë me 10-15%, sipas Ministrit të Shëndetësisë Jens Spahn.
Ministri gjithashtu tha se duhet të futet testimi i intensifikuar i udhëtarëve që kalojnë kufirin për të ndihmuar në parandalimin e varianteve të reja që hyjnë në vend. Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 7,141 të hënën, sipas Institutit Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive. Kjo është 5,000 raste më pak se e hëna e kaluar, sipas Institutit, por numrat ditorë nga Bavaria dhe Rheinland-Pfalz nuk ishin të prota.
Zëvendëskancelari Olaf Scholz ka bërë thirrje për një zgjatje, si dhe shtrëngim të masave të izolimit qëpritet të përfundojnë në fund të muajit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.