Emiratet e Bashkuara Arabe kanë rënë dakord për të dërguar gaz natyror të lëngshëm në Gjermani, pasi kancelari Olaf Scholz zhvilloi një vizitë atje, në kërkim të burimeve të reja të gazit, që do ta largojnë nga Rusia.
Kompania shtetërore e Abu Dhabi do të dërgojë në Gjermani 137 mijë metër kub GNL, më vonë gjatë këtij viti dhe do të jetë dërgesa e parë nga terminali që nuk është përfunduar ende në Brunsbüttel. Gjermania ka qenë në kërkim të burimeve të reja të gazit që në shkurt, kur Gjermania pushtoi Ukrainën.
Por sasia që Gjermania do të marrë atje është e vogël, krahasuar me nevojën e saj për të ndaluar furnizimet ruse. Para pushtimit, Gjermania merrte më shumë se 50% të gazit që përdorte, nga Moska.
Pas takimit me princin e Kurorës, Mohammed bin Salman në Jeddah, Scholz u nis për në Katar, eksportuesi më i madh i gazit në botë. Në parim, Gjermania dhe Katari kanë një marrëveshje eksporti për GNL-në, por procedurat kanë hasur pengesa.
Scholz takoi emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani në Doha dhe tha se ai dëshironte “të niste me progresin”.
Marrëveshja bilaterale me Emiratet, përfshin dhe çështje të tjera energjitike, si ajo e eksporteve të amoniakut me nivel të ulët karboni, për sektorin industrial në Gjermani.
Emiratet do të eksplorojnë projekte eolike në Detin e Veriut dhe atë Baltik pranë brigjeve gjermane, për prodhim të 10 GË energji deri në 2030-n. /Financial Times
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




