Gazeta Si – Rudi Fëler është gati për një aventurë të re. Ish-sulmuesi i njohur gjerman, kampion bote në 1990-ën, do të jetë pasuesi i Olivier Bierhofit. Ai do të marrë detyrën e drejtorit të kombëtares gjermane duke nisur nga data 1 shkurt.
Fëler e ka komentuar kështu detyrën e re: “Pas shumë vitesh fantastike te Bajer Leverkusen, rikthehem në vendin ku kam përjetuar momente të mrekullueshme. Për këtë arsye e pres detyrën e re me kombëtaren me shumë pasion dhe motivim.
Rudi #Völler wird zum 1. Februar 2023 neuer Direktor der A-Nationalmannschaft der Männer.
— DFB-Team (@DFB_Team) January 19, 2023
Alle Infos:
➡️ https://t.co/j9SJVawwrG
📸 Getty Images pic.twitter.com/oXj4SAsUd2
Para së gjithash, duhet të hedhim bazat për Europianin e shtëpisë në 2024-ën, me mbështetjen e gjithë Gjermanisë. I kemi lojtarët për ta bërë këtë gjë”.
Për emërimin e Fëlerit në detyrën e drejtorit të kombëtares gjermane ka folur edhe trajneri Hansi Flik, i cili është shprehur: “Rudi ka një konstante në futbollin gjerman. Me stilin dhe sukseset e tij ai ka frymëzuar tifozët si lojtar dhe trajner. Eksperienca e bën atë personin e duhur për detyrën që ka marrë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




