Nis rrugëtimin edicioni i dytë i kompeticionit më të ri të organizuar nga UEFA, Liga e Kombeve, me 10 sfidat e para, ku kombëtaret dhuruan spektakël, duke u shënuar 20 gola. Ky edicion do të zhvillohet në shtator, tetor e nëntor 2020 dhe në mars të 2022 do të zhvillohet faza play-off të Qatar 2022, ku do të ‘’dhurohen’’ 4 biletat e fundit për në botërorin e ardhshëm.

Kryendeshja ishte padyshim ajo e zhvilluar në Mercedez Benz Arena në Stuttgart, mes Gjermanisë dhe Spanjës, e cila u mbyll në barazim 1-1. Pjesa e parë përfundoi pa gola, por që Gjermania ishte më kërkuese. Skuadra e Low rrezikoi disa here portën e De Geas, ndërsa shënoi me Werner në minutën e 51-të. Pas pësimit të golit, Gjermania u vendos në mbrojtje, kurse Spanja kërkonte që të barazonte rezultatin. Atëherë kur mendohej se Gjermania do të siguronte 3 pikët, spanjollët kanë gjetur golin e barazimit me Gaya-n në minutën e 96-të.

Në ndeshjet e tjera, Ukraina triumfoi ndaj Zvicrës me rezultatin 2-1, ndërsa Rusia mundi 3-1 Serbinë, ndërsa po për Grupin 3 të Ligës B Hungaria mundi Turqinë në shtëpi. Uellsi kryeson Grupin 4 të Ligës B falë fitores 1-0 kundër Finlandës. Ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo mes Bullgarisë dhe Irlandës, është mbyllur 1-1.

NDESHJET:
LIGA A
Gjermani-Spanjë 1-1
52′ Werner / 90’+6′ Gaya
Ukrainë – Zvicër 2-1
14′ Yarmolenko, 68′ Zinchenko / 41′ Seferovic
LIGA B
Bullgari-Irlandë 1-1
56′ Kraev / 90’+3 Duffy
Finlandë-Uells 0-1
80′ Moore
Rusi-Serbi 3-1
48′ (p), 81′ Dzyuba, 69′ Karavaev / 78′ Mitroviç
Turqi-Hungari 0-1
80′ Szaboszalai
LIGA C
Moldavi-Kosovë 1-1
20′ Nicolaescu / 71′ Kololli
Slloveni-Greqi 0-0
LIGA D
Letoni-Andorra 0-0
Ishujt Faroe-Maltë 3-2
25′ K. Olsen, 87′ A. Olsen, 89′ B. Hendriksson / 37′ Degabriele, 72′ Agius
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




