Ekonomi

Gjermania, 500 mld euro kundër falimentimit të kompanive

Qeveria gjermane ndihmon kompanitë me paketë prej 500 miliardë eurosh në mënyrë që biznesi të mos falimentojë në këtë periudhë pandemie nga koronavirusi. Në një kohë kur kriza e virusit korona ka një ndikim masiv në shumë kompani, qeveria gjermane premton shuma të mëdha ndihme si kurrë më parë. Qeveria federale gjermane bëri të ditur se dëshiron të ndihmojë kompanitë me programe kredie të pakufizuara. Këtë e deklaruan në Berlin, Ministri i Financave, Olaf Scholz (SPD), dhe Ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier (CDU). Sipas Altmaier, gjysmë trilionë euro mund të vihen në dispozicion nga Banka Shtetërore, KfW, përmes një kornize garancie të rritur në masë të madhe. Si fillim, qeveria ka vënë në dispozicon të KfW-së 20 miliardë euro. Altmaier theksoi se “asnjë kompani e shëndetshme nuk duhet të falimentojë, e se asnjë vend punë nuk duhet të humbasë për shkak të virusit korona”.

Ministri i Financave, Olaf Scholz (SPD), dhe Ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier (CDU).

Scholz theksoi se : “Nuk ka kufi të sipërm të shumës së kredisë që KfW mund të japë”, ndërsa Altmaier tha se “është koha për të vepruar së bashku”.
“Vendi ynë po përballet me një situatë shumë të rëndë. Një ndjenjë e çuditshme është e vetëkuptueshme. Sfidat janë të mëdha. Shkëmbimi global i mallrave është ndërprerë, shkollat janë mbyllur, panairet tregtare janë anuluar. Kjo krizë na prek të gjithë”, tha Scholz ku shtoi më tej se: “kjo është arsyeja pse ne nuk po i japim paratë me pikatore, por me derdhje. Në fund, kjo do t’i kushtonjë shtetit “dhjetëra miliarda”.
Ministria Federale e Punës u bëri thirrje të gjithë punëdhënësve që të gjejnë zgjidhje pragmatike me punëmarrësit: Home office, pra punë nga shtëpia,fleksibilitet në orarin e punës, ose t’i dërgojnë punëtorët në pushime, ose në të ashtuquajturën punë të shkurtuar.
Apeli i Merkel
Kancelarja gjermane Angela Merkel u bëri thirrje të shtunën qytetarëve të reduktojnë kontaktet me njëri-tjetrin. “Është koha kur të gjithë mund të dëshmojmë sesa mendojmë dhe sa bëjmë edhe për tjetrin. Këtë mund ta bëjnë të gjithë sepse disa lidhje këto kohë do të ndërpriten. Për shembull ekspertët na thonë që gjyshërit të mos takohen me mbesat e nipërit. Sepse duam të sigurojmë që më të rrezikuarit nga ky virus të mos kenë nevojë të shkojnë në spital, e të mos infektohen fare”, tha Merkel me anë një mesazhi në video.
Ajo shtoi se gjithkush mund të nidhmojë me sjelljen e tij që të ngadalësohet shpejtësia e infektimit e të mos mbingarkohet sistemi ynë shëndetësor./DW


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë