Ka ndodhur

Gjermani, gjendet i vrarë me thikë në një stacion treni ish-boksieri shqiptar

Gazeta Si - Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare, ish-kampion boksi për tëë rinj, është gjetur i pajetë në shinat e një hekurudhe treni në Gjermani.

Mediat lokale raportojnë se kanë qenë punonjësit ata që kanë pikasur trupin e të riut të shtrirë në tokë, i identifikuar si Liridon B.

Sipas "Bild", natën e ndërrimit të viteve, rreth orës 06:00 në Hafnerplatz, Liridoni ka pasur një debat të ashpër me shokun e tij, Andreas M.

Boksieri i ri e goditi me thikë në pjesën e sipërme të trupit shokun e tij, duke e plagosur rëndë.

Ky i fundit shkoi në klinikë për t’u mjekuar. Dy orë e gjysmë pas kësaj përleshje, Liridon B. u gjet pa shenja jete në hekurudhë, ku dyshohet se kishte marrë plagë nga një mjet i mprehtë. Çfarë ndodhi është ende e paqartë. Policia e përjashton mundësinë që Andreas M. e ka sulmuar me thikë shqiptarin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë