Kombetarja

Gjermani e fortë për kuqezinjtë e vegjël

Nga Gazeta Si – Dy gola pas pushimit i dhanë fitoren Gjermanisë U21 përballë kuqezinjve të vegjël.

Në miqësoren e zhvilluar në “Elbasan Arena”, skuadra e Bushit rezistoi vetëm një pjesë.

Ilyas Ansah (48′) dhe Dženan Pejčinović (52′) ishin autorët e golave në suksesin e parë pas humbjes që panzer-at e vegjël pësuan në Finalen e Euro U21, në Bratislavë.

Shumë pak bëri Shqipëria U21 e cila edhe pas golave të pësuar nuk doli nga zona e konfortit, a thua se objektivi ishte të pësonte sa më pak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë