Euro 2020

Gjermani-Angli dhe Belgjikë-Portugali në 1/8-at, tabela e plotë e çifteve

Pas mbylljes së ndeshjeve të Grupeve E dhe F, janë përcaktuar edhe 8 çiftet e fazës së 1/8-ve të Euro 2020, ku nuk mungojnë përplasjet e titanëve. Veçohen sfidat Gjermani-Angli dhe Belgjikë-Portugali.

16 skuadrat e kualifikuara. Gazeta Si, 23 qershor 2021

Italia, Belgjika, Holanda, Anglia, Suedia dhe Franca janë kualifikuar si vendet e para të grupeve respektive. Uellsi, Danimarka, Austria, Kroacia, Spanja dhe Gjermania e kanë kaluar turin si vende të dyta, kurse katër vendet e treta më të mira janë Zvicra, Çekia, Ukraina dhe Portugalia. Ndeshjet e 1/8-ve fillojnë të shtunën e 26 qershorit dhe mbyllen të martën e 29 qershorit.

Lukaku dhe Ronaldo përballë në turin tjetër. Gazeta Si, 23 qershor 2021

Në rrugën e Italisë, që ndeshet me Austrinë në turin tjetër, në çerekfinale do të ishte fituesja e çiftit Belgjikë-Portugali. Franca, që përballet fillimisht me Zvicrën, më tej do të ndeshej me fituesin e çiftit Spanjë-Kroaci. Disi më e lehtë pjesa tjetër e tabelës, ku favoritë janë Holanda, Anglia dhe Gjermania.

Tabela e 1/8-ave
Belgjikë-Portugali (27 qershor, ora 21:00, Sevilje)
Itali-Austri (26 qershor, ora 21:00, Londër)
Francë-Zvicër (28 qershor, ora 21:00, Bukuresht)
Kroaci-Spanjë (28 qershor, ora 18:00, Kopenaghen)

Suedi-Ukrainë (29 qershor, ora 21:00, Gllasgou)
Angli-Gjermani (29 qershor, ora 18:00, Londër)
Holandë-Çeki (27 qershor, ora 18:00, Budapest)
Uells-Danimarkë (26 qershor, ora 18:00, Amsterdam)

Skema deri ne finale. Gazeta Si, 23 qershor 2021

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë