Gazeta Si – Një 23-vjeçar shqiptar u arratis të enjten në mëngjes, më 17 korrik, gjatë transportit të të burgosurve në qytetin Baden të kantonit Aargau, në Gjermani.
Pavarësisht një operacioni të menjëhershëm të kërkimit, ku u angazhuan dhe qentë e njësive speciale, ai vazhdon të jetë në arrati.
Media gjermane Badener Tagblatt shkruan se shqiptari 23-vjeçar kishte veshur pantallona të zeza, një xhaketë të zezë me mëngë me motive të bardha dhe këpucë të bardha.
Në momentin e arratisjes, ai i kishte ende prangat në duar. Sipas Policisë së kantonit të Aargaut, i arratisuri nuk përbën rrezik për publikun.
Policia gjermane ka publikuar një foto të tij, por nuk ka bërë të ditur identitetin. 23-vjeçari nga Shqipëria ka qenë i veshur me pantallona të zeza, xhaketë të zezë dhe këpucë të bardha.
Pavarësisht se nisi menjëherë një kërkim për gjetjen e tij fill pas arratisjes, nuk u bë e mundur gjetja e shqiptarit.
Sipas policisë gjermane, 23-vjeçari është i dënuar nga një gjykatë e shkallës së parë për krime kundër pronës, por vendimi nuk është i formës së prerë.
Policia gjermane, në thirrjen që u ka bërë qytetarëve që të denoncojnë nëse pikasin shqiptarin, nuk e konsideron atë një person të rrezikshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




