Gazeta Si – Një sulm me thikë ka ndodhur në Stacionin Qendror të trenit në Hamburg, Gjermani të premten pasdite. Sipas asaj që raporton gazeta “BILD”, si pasojë e sulmit kanë mbetur të plagosur ka të paktën dymbëdhjetë persona.
Lidhur me këtë ngjarje bëhet e ditur se një grua është arrestuar nga policia federale. Fillimisht, u tha se janë tetë persona të plagosur, por më pas policia sqaroi se tre persona janë në gjendje kritike, tre të tjerë janë plagosur rëndë, teksa gjashtë persona janë plagosur më lehtë.
Sipas informacioneve, disa nga të lënduarit po marrin trajtim në trena. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Ndërkohë, një ekip ndërhyrjeje i Kryqit të Kuq ka mbërritur për të ndihmuar të plagosurit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.