Ne të gjithë kemi qenë shumë të fiksuar në pastrim sidomos kohët e fundit dhe kjo është një nga gjërat e pakta pozitive, për të mos thënë e vetmja që ka pandemia. Ndërkohë që të gjithë mendojmë se kemi pastruar mjaftueshëm, ka disa vende dhe gjëra ku me shumë mundësi shumë prej nesh nuk jemi kujtuar ti pastrojmë.
Çelësat e dritave

Çelësat e dritave përdoren aq shpesh sa dhe bravat e dyerve, në mos më shumë dhe prape nuk na kujtohet ti lajmë aq shpesh sa duhet.
Vlen vetëm të mendojmë se sa herë mund të ndezim dhe të fikim dritat dhe sa herë mund ta bëjnë të njëjtën gjë dhe pjesëtarët e tjerë të familjes.
Ne shpërndajmë mikrobe me anë të duarve dhe gishtave kështu që duhet të pastrohen shumë shpesh dhe me kujdes çelësat e dritave sidomos ato që janë afër derës kryesore dhe të tualetit.
Lavatricet

Mund të duket si një pajisje vetë-pastruese, por nuk është e vërtetë. Duke u përdorur shpesh, me kalimin e kohës lavatricet fillojnë të krijojnë myk brenda tyre dhe kjo bën që shpesh të kenë një erë të çuditshme që dhe mund ta keni vënë re.
Ju mund ta pastroni atë duke bërë një larje bosh në 90 gradë dhe në vend të detergjentit të përdorni uthull.
Ekspresi

Asnjë nuk mendon se ekspresi mund të ketë nevojë për pastrim kur në fakt në të përdoret vetëm ujë i vluar dhe kafeja por me sa duket, ato bëhen shumë pis brenda pasi shumë kompani që shesin këto aparate rekomandojnë të bëhet një pastrim i plotë i ekspresit herë pas here me një solucion që përdoret për të pastruar brendësin e makinerisë.
Krehëri

Flokët i lajmë disa herë në javë por kur është hera e fundit që kemi larë krehërin? Çdo produkt që ju përdorni në flokë grumbullohet në krehër dhe me kalimin e kohës ato bëhen të dëmshme për flokët tuaja. Rekomandohet që të paktën një herë në muaj të lahet dhe padyshim të hiqni të gjitha fijet e flokëve që janë grumbulluar pas çdo krehje.
Llamba

Askush nuk mendon për të pastruar llambat dhe kjo është ajo që nuk duhet të bëjmë. Në momentin që llambat punojnë për vite të tëra pa u djegur, është e rekomandueshme të fshihen nga pluhurat herë pas here pasi nëse ato grumbullojnë shumë pluhur mund të bëhen rrezik për zjarr.
Tapeti i Jogës

Kush bën joga në mënyrë të rregullt ka një tapet për këtë por sa shpesh e lani atë? Sa herë që bëni ushtrime mbi të e prekni me trupin tuaj , djersa juaj ngjitet tek ai dhe pastaj thjesht e rrokullisni dhe pluhuri që mund të ketë qenë poshte tij mblidhet bashkë me çdo papastërti tjetër dhe kështu bëhet një burim mikrobesh. Duhet patjetër ta fshini dhe dezinfektoni tapetin e jogës pas çdo përdorimi.
Telekomanda e televizorit

Telekomandat janë praktikisht një shtëpi ku çdo mikrob dhe bakter do të donte të rrinte.
Sigurohuni që të pastroni telekomandën tuaj të paktën një herë në javë për ta mbajtur atë të pastër dhe për të parandaluar që ato mikrobe të ngjiten në duart tuaja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



