Euro2024

Gjeorgjia, surpriza e këtij Europiani përballet sonte në mbrëmje me Spanjën. Në çerekfinale i pret Gjermania

Nga Gazeta 'Si'- Befasia e këtij kampionati Europian, Gjeorgjia, do përballet sonte në orën 21:00 me Spanjën, që është një nga pretendentët për ta fituar kompeticionin.

La Roha e De La Fuentes ishte e vetmja përfaqësuese që e mbylli fazën e grupeve me pikë të plota, duke mposhtur edhe Shqipërinë, ndërsa ndryshe nga ndeshja me kuqezinjtë do rikthejë në formacion lojtarët më të mirë. Kjo është edhe një mundësi për Lamine Yamal, i cili mund të bëhet futbollisti më i ri që shënon në një kampionat Europian.

Për Gjeorgjinë ishte kundërshtari më pak i dashur, pasi ende nuk kanë kaluar makthet nga fushata eliminatore kur në muajin shtator Spanja e mposhti 7-1. Megjithatë ky është momenti perfekt për t’u hakmarrë, ndërsa edhe ‘La Roha’ nuk mund të neglizhojë, pasi në të kundërt mund të ketë fatin e Portugalisë.

Për Gjeorgjinë kjo është pjesmarrja e parë në një kampionat Europian, i mundësuar nëpërmjet Ligës së Kombeve, ndërsa për Spanjën është hera e 12 që merr pjesë. Bashkë me Gjermaninë janë kombëtaret që kanë më shumë Europianë të fituar, 3.

Fituesi i sfidës Spanjë-Gjeorgji në çerekfinale do përballet me Gjermaninë me 5 korrik në Stutgart.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë