Euro2024

Gjeorgjia hyn në histori, mposht Portugalinë e Ronaldos dhe kualifikohet. Fiton edhe Turqia

Gjeorgjia hyn në histori, teksa në “Veltins Arena” të Gelsenkirshenit, ku mundi me rezultatin e pastër 2-0 Portugalinë dhe arrin të kualifikohet në fazën tjetër të Euro 2024.

Megjithatë, skuadra e lusitane, pavarësisht nga kjo hujmbje, kualifikohet për në fazën e ardhshme të Europianit.

Gjeorgjianët arritën kualifikimin historik, me djemtë e tekniku Willy Sagnol, që shënuan nga një gol në secilën pjesë, teksa fillimisht ishte fantazisti Kvicha Kvaratskhelia, i cili tundi rrjetën e Diogo Costa, që në minutën e 2-të të sfidës e më tej dyfishoi Georges Mikautadze me penallti në minutën e 55-të.

Në krahun tjetër, Turqia e Vincenzo Montella ka arritur gjithashtu një sukses të madh, teksa ka mundur me rezultatin e ngushtë 1 me 2, Republikën Çeke, me Cenk Tosun e Hakan Ccalhanoglu që nxorrën të “pavlefshëm” golin e Soucek, duke siguruar kështu kualifikimin për në fazën e ardhshshme të Euro 2024, aty ku në fazën e 1/8-ve do të përballen me Austrinë, në një përballje që pritet të jetë spektakolare.

Çekia e mbylli e fundit me 1 pikë dhe eliminohet nga Euro 2024.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë