Ekonomi

Gjendja e emergjencës parashikon kufizime të energjisë elektrike

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të kësaj të premteje, Qeveria njoftoi shpalljen e gjendjes së emergjencës për furnizimin me energjinë elektrike, ndërsa në daljen para gazetarëve, Rama renditi si arsye e rritjen e çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare.

Por çfarë parashikon ligji për gjendjen e emergjencës në furnizimin me energji elektrike? Ligji thotë se “Këshilli i Ministrave mund të shpallë gjendjen e emergjencës në furnizimin me energji elektrike në katër raste.

Kushtet kur shpallet gjendja e emergjencës energjitike

Kjjo gjendje parashikon kufizimin e energjisë elektrike dhe detyron kompanitë prodhuese të energjisë, shtetërore dhe private, si dhe qytetarët që të respektojnë këto kufizime.

“Gjatë situatave emergjente, të licencuarit dhe klientët duhet të respektojnë kufizimet në përdorimin e energjisë elektrike. Ministri përgjegjës për energjinë përcakton shtrirjen dhe mënyrën e kufizimit të furnizimit me energji elektrike”, thotë ligji.

Në pikën tjetër ligji përcakton se “Kufizimet e furnizimit në situata të jashtëzakonshme bazohen në kritere të paracaktuara, që kanë të bëjnë me menaxhimin e disbalancave prej Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Çdo masë mbrojtëse merret në konsultim të ngushtë me operatorët e sistemeve të transmetimit të vendeve ndërkufitare, duke respektuar marrëveshjet përkatëse dypalëshe, përfshirë edhe marrëveshjet për shkëmbimin e informacionit”.

Në situata emergjente, me propozimin e ministrit përgjegjës për energjinë dhe pas marrjes së mendimit të Komitetit për Emergjencat Civile, Qeveria mund të detyrojë kompanitë private që të mos eksportojnë energjinë elektrike, ta importojnë atë dhe të furnizimit vetëm të kategorive të caktuara të klientëve, ose kushte të tjera të veçanta në kryerjen e aktiviteteve të licencuara. Ky detyrim do të jetë në përpjesëtim me emergjencën dhe nuk duhet të shtrihet përtej periudhës së nevojshme për kapërcimin e kësaj situate.

Humbjet që privatët mund të kenë si pasojë e kësaj gjendjeje do të mbulohet nga buxheti i shtetit.

“Çdo kosto shtesë e shkaktuar ndaj të licencuarit, për shkak të vendosjes së detyrimit të shërbimit publik, pasi vlerësohet nga Ministria e Financave dhe ERE, me propozim tëministrit përgjegjës për energjinë dhe Komitetit për Emergjencat Civile, kompensohet nga Buxheti i Shtetit”, thotë ligji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë