Shkencë

Gjendet ujë në K2-18b, planeti mund të jetë i banueshëm

Astronomët kanë zbuluar për herë të parë ujë në atmosferën e një planeti, që rrotullohet brenda zonës së yjeve që shkencëtarët i kanë cilësuar si potencialisht të banueshëm. Gjetja bë në planetin që quhet K2-18, nëpërmjet teleskopëve hapësinorë dhe detajet u botuan në revistë shkencore “Nature Astronomy” dhe udhëheqësi i studimit Giovanna Tinetti, pedagog në Kolegjin universitar të Londrës, e përshkroi zbulimin si diçka të veçantë.
“Kjo është hera e parë që kemi zbuluar ujë në një ndër planetët që i kemi cilësuar të banueshëm, për shkak se kanë temperatura të përshtatshme për të jetuar,” shprehet Tinetti.
Zona e banueshme është rajoni i vendosur rreth një ylli ku temperaturat janë mjaftueshëm të përshtatshme, që të ekzistojë forma e lëngshme e ujit.
K2-18b është rreth 111 vite dritë larg nga Toka dhe kjo ka bërë që shkencëtarët të presin për gjeneratat e ardhshme të teleskopëve hapësinor, që do të hidhen në treg në vitet 2020, për të studiuar saktësisht substncën e ujit në këtë planet.
“Kjo është një ndër pyetjet më të mëdha të shkencës dhe gjithmonë, do vazhdojmë të kryejmë kërkime për faktin nëse Toka, është i vetmi planet që ka jetë në univers. Brenda 10 viteve të ardhshme, ne do të dimë nëse ka kimikate që tregojnë se, mund të ketë jetë në atmosferën e këtij planeti” shprehet Tinetti.

Ekipi i shkencëtarëve që qëndron pas zbulimit, vëzhgon planetët e zbuluar nga teleskopi hapësinor Hubble që prej vitit 2016. Studiuesit përcaktuan se disa prej kimikateve, që gjendeshin në atmosferën e tyre ndryshonte dritën që mund të shihej nga teleskopi. Vetëm në planetin K2-18b u gjetën molekulat e ujit i cili është një përbërës jetik për Tokën. Modelimi kompjuterik i të dhënave tregoi që, 50% e atmosferës së tij të jetë ujë. Planeti i ri është pak më i madh se Toka dhe ka një temperaturë mes 0 deri në 40 gradë celsius, që e bën të përshtatshëm për të pasur ujë të lëngshëm.
Angelos Tsiaras, një pedagog në kolegjin universitar të Londrës, tha se gjetja ujit në atmosferën e një ekzoplaneti potencialisht të banueshëm ishte jashtë zakonisht emocionuese.
“Kjo na afron më së shumti me përgjigjen e pyetjes themelore për shkencëtarët, nëse Toka është unike,” shtoi ai.
Sidoqoftë ka një vështirësi në këtë qasje sepse astronomët nuk mund të bien dakord se cilat gaze mund të përbëjnë prova të jetës dhe kjo mund të jetë një ngarkesë më shumë. Sipas Tinettit, duhet të kryhet një studim i përbërjes kimike të shumë planetëve për përmbajtjen e tyre, si janë krijuar dhe si janë zhvilluar.

“Toka qëndron në Sistemin Diellor dhe ka oksigjen, ujë dhe ozon, por nëse i gjejmë të gjitha ato rreth një planeti apo një ylli të largët, ne duhet të jemi të kujdesshëm për të thënë se në të mund të ketë jetë, psi ka substanca të tjera që mund të mos jetë i banueshëm,” tha Tsiaras
Beth Biller në Institutin e Astronomisë në Universitetin Edinburgh tha se nëse provohej që kishte jetë në këtë planet kjo do të ishte një gjë e veçantë për të gjithë njerëzimin. Ekspertët i’u shprehen se teleskopët e ardhshëm që do të lëshohen në hapësirë, në vitin 2021, do të lejojë astronomët të studiojnë me detaje atmosferën e planetëve që janë zbuluar deri më tani.
Uji është zbuluar edhe në planetë të tjera, por ato kanë qenë ose shumë të mëdha, ose shumë të nxehta për të jetuar. Planetët më të vegjël kanë qenë të ftohtë dhe janë shumë më të vështirë për t’u zbuluar. Hulumtimi u financua nga Këshilli Evropian i Kërkimit dhe Këshilli i Faciliteteve të Shkencës dhe Teknologjisë në Mbretërinë e Bashkuar.
Planeti K2-18b u zbulua në vitin 2015 dhe është një nga planetët më të ngjashme të Tokës, e gjetur nga anija kozmike Nasa’s Kepler dhe misioni i shkencëtarëve pritet, të zbulojë qindra të tjerë në vitet e ardhshme./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë