Ka ndodhur

Gjendet trupi i pajetë i një 40-vjeçari në lumin Drin

Nga Gazeta 'Si'-Trupi i pajetë i një 40-vjeçari është gjetur pranë lumit Drin në Shkodër.

Sipas policisë, viktima ende i paidentifikuar është rreth 175 cm i gjatë, i veshur me triko pambuku me mëngë të gjata ngjyrë gri, pantallona të gjata ngjyrë kafe, atlete të zeza Adidas, me flokë të shkurtër dhe pa mjekër.

Ndërkohë nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatatuar shenja dhune.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për identifikimin e 40 vjeçarit si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë