Shendet

Gjendet shkaku i shpërthimit të hepatitit misterioz tek fëmijët

Ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar kanë identifikuar shkakun problemeve misterioze të mëlçisë që prek fëmijët e vegjël. Të dhënat e reja tregojnë se dy viruse të zakonshme u rikthyen pas përfundimit të izolimit të pandemisë dhe shkaktuan rastet e rralla por shumë serioze të hepatitit.
Më shumë se 1000 fëmijë – shumë nën moshën pesë vjeç – në 35 vende u prekën dhe disa prej tyre kishin nevojë për transplant mëlçie.

Dy ekipet e studiuesve, nga Londra dhe Glasgou, thonë se foshnjat e ekspozuara më vonë se normalja – për shkak të kufizimeve të Covid – humbën një imunitet të hershëm ndaj adenovirusit, i cili zakonisht shkakton ftohje dhe shqetësime në stomak.

Virusi dy i lidhur me adeno, i cili normalisht nuk shkakton sëmundje, kërkon një virus “ndihmues”, siç është adenovirusi, për t’u riprodhuar.
Kjo mund të shpjegojë pse disa zhvilluan komplikime të pazakonta dhe shqetësuese të mëlçisë. Raste të tilla ishin të rralla më parë. Shumica e fëmijëve që kapin këto lloj virusesh shëroheshin shpejt.
Shkencëtarët kanë përjashtuar çdo lidhje me vaksinat e koronavirusit ose Covid-19.

Një nga hetuesit, Judith Breuer, një eksperte në virologji, në Kolegjin Universitar në Londër tha se gjatë periudhës së izolimit kur fëmijët nuk po përziheshin, ata nuk po transmetonin viruse tek njëri-tjetri.
“Ata nuk po ndërtonin imunitet ndaj infeksioneve të zakonshme që do të hasnin normalisht. Kur u hoqën kufizimet, fëmijët filluan të dilnin, viruset filluan të qarkullojnë lirshëm, e ata papritmas u ekspozuan me këtë mungesë të imunitetit paraprak ndaj një numri të infeksionesh të reja”, përfundon Breuer.

Burimi: BBC/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë