Ka ndodhur

Gjendet pajetë një 55-vjeçar pranë lumit Vjosë

Gazeta Si – Një trup i pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit të Vjosës në Përmet. Trupi i pajetë i përket një personi i identifikuar si Agim Pelushi 55 vjeç.

Viktima raportohet se ka qenë emigrant në Greqi dhe sapo ishte divorcuar.

Nga hetimet paraprake dhe marrja në pyetje e familjarëve mësohet se ata kishin bërë denoncim për largimin e tij nga banesa katër ditë më parë.

Anëtarë të familjes pohuan se ai ishte larguar edhe më parë nga shtëpia pasi vuante nga çrregullime mendore serioze.

55 vjeçari ishte larguar shpesh drejt Greqisë pa dijeninë e familjarëve dhe mungesa e tij për disa ditë me radhë ishte diçka e përsëritur për ta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë