Një trup i pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit Shkumbin nga një peshkatar lokal.
Policia rrethoi zonën dhe për nxjerrjen e kufomës është kërkuar ndihma e polumbarëve. Viktima është zbuluar në rrjedhën e lumit Shkumbin, pranë zonës së Katundit të Ri.
Trupi është konstatuar rastësisht nga një peshkatar amator i cili njoftoi banorët përreth dhe më pas autoritetet.
Viktima, Isuf Jevgu u identifikua pas ekspertizës mjeko-ligjore. Sipas familjarëve, 78-vjeçari që banonte në lagjen “Skënderaj”, vuante nga skleroza.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.