Ka ndodhur

Gjendet një trup i pajetë në Librazhd, 63-vjeçari dyshohet se pësoi infarkt në timon

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, ku është gjetur nga kalimtarët një trup i pajetë.

Sipas burimeve paraprake, viktima, i identifikuar si Nazmi Cani, 63 vjeç, nuk është ndjerë mirë gjatë kohës që po drejtonte automjetin, dhe pasi e ka ndaluar makinën e ka zbritur prej saj, dyshohet se ka pësuar infarktin fatal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë