Ka ndodhur

Gjendet një trup i dekompozuar në brigjet e lumit Seman në Roskovec

Gazeta Si – Një trup i dekompozuar i seksit mashkull është gjetur në orët e vona të së enjtes në brigjet e lumit Seman në fshatin Arapaj në Roskovec.

Trupi i dekompozuar është gjetur nga dy peshkatarë, të cilët sapo kanë pikasur kufomën kanë njoftuar policinë.

Këta të fundit kanë kërkuar ndihmën e repartit zjarrfikës Roskovec që kanë bërë të mundur edhe nxjerrjen e trupit nga uji.

Trupi është i seksit mashkull në moshë të re, por për shkak të qëndrimit në ujë është i vështirë identifikimi. 

Nga ana e policisë, po punohet për identifikimin e kufomës e nëse ka qenë apo jo në listën e personave të shpallur të humbur gjatë kësaj periudhe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë