Një ditë pas shpërthimit me tritol në banesën e Skënder Likës, gjendet mjeti i autorëve. Raportohet se autovetura tip ‘Volkswagen Passat’ është gjetur e djegur nga policia ne venin e quajtur Kallmat në fshatin Gramës të Fushë-Krujës.
Mjeti është shkrumbuar totalisht nga flakët dhe për të nuk ka patur njoftim në sallën operative, por është dërguar në komisariatin e policisë në Krujë. Makina dyshohet të jetë përdorur nga autorët për vënien e sasisë së eksplozivit familjes Lika në Laç. Pritet të vijnë ekspertet nga Laçi për të bërë kqyrjen e mjetit.
Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë, rreth orës 3 e 30 minuta në fshatin Sanxhak të Kurbinit dhe objekt i sulmit me lëndë plasese ishte banesa e Skënder Likes. Shpërthimi ishte i fortë duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe në objekte të tjera aty pranë, por fatmiresisht nuk pati përsona të lënduar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




