Ka ndodhur

Gjendet një kafkë e dekompozuar në varrezat e Beratit, policia e dërgon për ekzaminim

Një kafkë e dekompozuar është gjendur sot pranë varrezave të Beratit brenda një qeseje plastike nga punëtorët e varrezave. Kafka i përkiste një gruaje por ende nuk dihet identiteti i saj.

Policia e Beratit ka bërë me dije se eshtrat e gjetura pranë varrezave të qytetit, do të dërgohen për ekzaminim në institutin e policisë shkencore. Ajo ka theksuar se nuk kemi të bëjmë me ngjarje kriminale.

“Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme. Është krijuar grupi hetimor, janë plotësuar formularët për ekzaminimin e mbetjeve kockore në Institutin e Policisë Shkencore, dhe vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se nuk kemi të bëjmë me ngjarje kriminale”-thuhet në njoftimin e policisë. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë