Ka ndodhur

Gjendet një kafkë dhe eshtra njeriu në Kurbin

Gazeta Si – Një skelet njeriu është gjetur në afërsi të Fushë Kuqes në Kurbin, në disa ferra në një zonë rurale pranë fshatit Adriatik.

Kanë qenë banorët e zonës ata që gjetën eshtrat e njeriut dhe lajmëruan policinë. Skeleti është dërguar në Institutin e Policisë Shkencore për t’u ekzaminuar.

Analizat pritet të përcaktojnë edhe identitetin dhe moshën e viktimës, si dhe për të mësuar shkaqet e vdekjes. Ndërkohë, forca të shumta policore ndodhen aktualisht në vendngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë