Në orët e para të mëngjesit të së premtes, pranë zonës së ‘Brrylit’ në Tiranë u raportua për një objekt dyshues në rrugë në formën e një lënde plasëse.
Por policia ka kryer veprimet e nevojshme dhe është siguruar mbi objektin që alarmoi qytetarët dhe banorët e zonës. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, objekti i gjetur në rrugë ka qenë një GPS lokalizues.
Pas konstatimit të sendit, i cili dukej si radio, zona e “Brrylit” në Tiranë u rrethua nga forca të shumta policie deri në verifikimin e saj, që doli të ishte një alarm fals.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




