Gazeta Si – Një person i pajetë është gjetur pasditen e sotme në grykëderdhjen e lumit Seman, pranë fshatit Ndërnënas të Fierit.
Pas ngjarjes, Policia e Fierit ka bërë me dije se dyshimet e para janë se personi është mbytur. Ai është një 40-vjeçar, ende i paidentifikuar.

“Sot, rreth orës 18:00, në plazhin e fshatit Ndërnënas, Fier, në breg të detit është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur, një shtetas, rreth 40 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e viktimës nuk dallohen shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës”, – shkruhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




