Gazeta Si – Policia e Tiranës njofton se 14-vjeçarja nga Fieri, e cila rezultonte e zhdukur prej 3 ditësh, është gjetur në një hotel në rrugën “Shemsi Haka” të kryeqytetit. Sipas policisë 14-vjeçarja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
E mitura, nxënëse e klasës së 8 në shkollën 9-vjeçare “Koli Dimo” në Frashër ishte larguar me një valixhe nga shtëpia, duke shkëputur çdo kontakt me familjen e saj.
Të shqetësuar për vajzën e tyre, më herët gjatë ditës së sotme, prindërit Artjan dhe Luiza Metaj bënë apel njëzëri që vajza të kthehej sa më parë në shtëpi (Lexo më shumë).
Ata po ashtu kishin bërë denoncim në Komisariatin e Policisë Patos dhe kërkuan ndihmën e uniformave blu për ta gjetur
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.