Gazeta Si – Një gomone, e cila dyshohet se është përdorur ose do të përdorej për trafik droge në det, është zbuluar nga policia në një fermë në fshatin Babicë të Vlorës.
Mësohet se efektivët e operacionales, Antidroga dhe Forcat ‘Shqiponja’, kanë realizuar kontrollin e fermës, duke gjetur gomonen brenda një kamioni të ngarkuar me balla jonxhe.
Gomonia është mbi 10 metra e gjatë dhe policia ka vendosur ta sekuestrojë së bashku me kamionin, duke i transportuar për në komisariat.
Sakaq, mbrëmjen e djeshme rreth orës 12:30 policia ka kontrolluar disa banesa në qytetin e Vlorës, ku jetojnë individë që kanë lidhje me fermën ku u gjet gomonia.
Edhe objekti ku mjeti lundrues u gjet është mbajtur gjatë gjithë natës në survejim nga patrulla e gatshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



