Motosport

Gjendet në Spanjë ora e vjedhur e Leklerk, vlen mbi 2 mln euro

Gazeta Si – Ora e vjedhur e pilotit të Ferrarit, Sharl Leklerk, me vlerë më shumë se 2 milionë euro, është gjetur në Spanjë. Ajo është shitur nga tre hajdutët që ia morën nga dora pa e kuptuar pilotit francez.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja “Il Mattino”. Ajo orë shumë e shtrenjtë, një “Richard Mille Rm 67-02”, kishte një dedikim në një pjesë të saj dhe kjo rezultoi thelbësore për rigjetjen e saj.

Piloti i Ferrarit, Leklerk. Gazeta Si, 18 korrik 2022

Hajdutët u hoqën si tifozë të Leklerk. Një ‘selfie’ për ta shpërqendruar dhe pastaj vjedhja spektakolare. Pastaj hajdutët shkuan në shtëpinë e tyre, në një zonë afër Napolit.

Informacioni iu dha policisë nga disa informatorë të infiltruar në ambientin e kriminalitetit lokal. Kjo vjedhje nuk shkoi ashtu siç mendonin hajdutët.

Firma e pilotit në kasën e orës ka prishur punë për hajdutët, të cilët kanë mundur të përfitojnë ‘vetëm’ 200 mijë euro nga një sipërmarrës spanjoll. Policia vazhdon hetimet dhe është në vënë tashmë në gjurmët e keqbërësve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë